Raphinha ndez “El Clasicon”: Ne jemi liderë në tabelë

Të dielën me fillim nga ora 16:15 do të luhet ndeshja më e madhe në planet, Real Madrid-Barcelona.

Marketing

Dy rivalët e përjetshëm do të përballen me njëri tjetrin për pozitën e parë në renditjen tabelare.

Edhe Barcelona edhe Real Madridi kanë pikë të barabarta, por katalonasit kanë goldallim më të mirë.

E futbollisti i Barcelonës, Raphinha e ka ndezur derbin qysh sot.

Ai tha se Real Madridi duhet të ketë kujdes, e jo Barcelona.

“Ne jemi lider në tabelë. Nëse është një skuadër që duhet të ketë kujdes këtu, janë pikërisht ata”, u shreh Raphinha.

Marketing