Raport për punën e NP Higjiena Komunale-Shkup

Në periudhën janar–qershor 2021, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup kanë mbledhur dhe transportuar gjithsej 79 499 ton mbetje komunale nga amvisëritë e Shkupit në pjesën urbane dhe rurale të qytetit, që paraqet rritje për 4921 ton gjegjësisht 6.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të
vitit të kaluar.

Marketing

Në gjashtë muajt e parë të vitit u largua mbi 7000m3 mbetje e hedhur në sipërfaqe publike, ndërsa për të njëjtën periudhë, në komunat Çair, Kisella Vodë dhe Saraj, ekipet e ndërmarrjes pastruan disa deponi të egra të mëdha me mbetje të përzier komunale, mbetje ndërtimtarie dhe mbetje të vëllimshme.

Me qëllim mirëmbajtjen e nivelit maksimal të higjienës publike si dhe parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, Ndërmarrja bëri larjen makinerike me autocisterna të të gjitha bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha të qytetit, si dhe larje me dorë, fshirje makinerike dhe fshirje me dorë të sipërfaqeve më të frekuentuara publike si – rruga “Maqedonia”, sheshi qendror “Maqedonia”, sheshet me të vogla “Filipi i Dytë”, “Nënë Tereza” dhe “Zonja e Madhe”, urat “Goce Delçev” dhe “Liria”, urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit dhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Para fillimit të festave më të mëdha fetare u be larje me dorë e rrethinës së të gjitha objekteve fetare, njashtu Ndërmarrja kreu larje me dorë dhe me makina në të gjitha pikat për vaksinim masiv në territorin e qytetit të Shkupit.

NP Higjiena Komunale-Shkup në mënyrë permanente përmirëson kushtet e të punësuarave në hapësirat e tyre të punës, ku së fundmi u lëshuan në përdorim tetë pika të reja pune në komunat Aerodrom, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare.

Në periudhën prej 19 deri 22 maj të këtij viti, Ndërmarrja realizoi aksion për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme në të gjitha komunat e qytetit, në suaza të të cilit u mblodh dhe u transportua sasi rekorde prej 650m3 e mbetjes nga mobiliet, nga pajisjet elektronike dhe elektrike.

Sipas Raportit të kryer nga Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik, NP Higjiena Komunale-Shkup është Ndërmarrja e dytë në shtet sipas nivelit të transparencës. Njashtu, sipas Qendrës me renome për hulumtime qytetare, Ndërmarrja radhitet në vendin e dytë në listën aktuale për transparencë në të gjitha institucionet shtetërore, me notë – nivel i shkëlqyeshëm për transparencë, si dhe rritje me të madhe të transparencës për vitin e kaluar.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, NP Higjiena Komunale-Shkup u furnizua me dhjetë makina të specializuara komunale për fshirjen e sipërfaqeve publike dhe të trafikut, të cilat përdoren për mirëmbajtjen e higjienës publike në të gjitha komunat e qytetit, Ndërmarrja u furnizua edhe me pesë automjete – kamionë për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale.

Periudhën që vjen është planifikuar furnizim edhe me 32 automjete të specializuara komunale – autocisterna, automjete për vet ngarkim, kamionë dhe kiperë, që pritet të japin kontribut të rëndësishëm në efikasitetin dhe cilësinë e kryerjes së aktiviteteve të Ndërmarrjes.