Raportet shqiptaro-serbe diskutohen në Beograd

Në Beograd po mbahet konferenca “Serbët dhe shqiptarët – Cila është rruga përpara?” nën organizimin e agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” dhe asaj shqiptare ATA.

Marketing

Drejtoresha e Tanjugut, Branka Gjukiq ka bërë me dije se në këtë konferencë është biseduar për marrëdhëniet mes dy popujve në Ballkan, kapërcimin e interesave konfliktuale dhe keqkuptimeve reciproke.

Shqiptarë, serbë dhe njohës të raporteve ndërkombëtare do të diskutojnë në dy panele të kësaj konference në lidhje me marrëdhëniet midis dy popujve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që krijojnë këto marrëdhënie dhe në çfarë drejtimi mund të zhvillohen ato në të ardhmen si dhe hyrja në Bashkimin Evropian.