Raportimet e shumta për të dhe Vuçiqin, Fahri Musliu bën një reagim

Emri i gazetarit kosovar në pension, Fahri Musliu, ka disa ditë që zë vend në mediat në Serbi e Kosovë për shkak të ngjajshmërisë që ka me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Marketing

Vetë Musliu ka mohuar kategorikisht pretendimet se mund të jetë babai i presidentit serb dhe ka sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë pasur vetëm shoqëri.

GJithë raportimet kanë nxitur edhe presidentin e Serbisë, ALeksander Vucic, që të dalë në një adresim bashkë me babain e tij, Angjelkon, si kundërpërgjigje për gjithë pretendimet e hedhura në media.

Ndërsa sot ka bërë një reagim në profilin e tij edhe gazetari veteran, Fahri Musliu, duke thënë se njerëzit që merren me jetën e të tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje , s’kanë edukatë dhe as identitet personal.

“Njerëzit që merren me jetën e tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje – dëshmojnë se nuk kanë jetë të vetën, edukatë, kulturë e as identitet personal.

Ata janë të mjer dhe për keqardhje”, ka shkruar Musliu.