Rashford e nis me dopietë, goleada e United prish debutimin e Lampard

A man waves a Manchester United flag before the UEFA Champions League round of 16 second leg football match between Manchester United and Real Madrid at Old Trafford in Manchester, northwest England on March 5, 2013. AFP PHOTO / ANDREW YATES

Manchester United e ka nisur frikshëm sezonin 2019-2020 në Premier League.

Marketing

“Djajtë e kuq” kanë shpërndarë katër “shuplaka” në javën e parë të kampionatit ndaj një prej rivalëve më të mëdhenj për titull, Chelsea, me rezultatin e thellë 4-0. Një “poker” golash që tregon edhe njëherë objektivat konkret të United në këtë sezon të ri.

Dominimi i të besuarve të Solskjaer u vu re që në minutat e para, edhe pse ishte Chelsea ajo që u shfaq rrezikshëm para portës së De Gea. Ishin shtyllat ato që shpëtuan spanjollin, me sferën që u ndal dy herë. Kjo i mjaftoi United për tu zgjuar dhe ishte Rashford ai që zhbllokoi shifrat.

Sulmuesi u tregua i saktë nga 11 metra larg, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë. Me rikthimin në fushë, ishte Martial ai që thelloi shifrat, ndërsa pak minuta më parë, Rashford kompletoi dopietën. Për të plotësuar pokerin mendoi Daniel James.

Kjo fitore i jep të drejtë United që të jetë një rival për titull që në ndeshjen e parë, teksa pozicionohet pas shpatullave të kampionëve në fuqi të Manchester Cityt. Ndërkaq, ish-mesfushori i Bluve të Londrës, Frank Lampard e nisi me këmbën e gabuar eksperiencën e tij në Premier League.

Marketing