Rashford: I lumtur që qëndrova te Manchester United, por duhet punë për të paguar besimin

Rashford: I lumtur që qëndrova te Manchester United, por duhet punë për të paguar besimin

Sulmuesi Marcus Rashford, pas dy vitesh i huazuar në klube të tjera, është rikthyer përfundimisht te Manchester United. Trajneri Michael Carrick i besoi 29-vjecarit, duke e mbajtur në ekip dhe aktivizuar në ndeshjet e deritanishme.

Për sulmuesin, ky besim është i rëndësishëm për vijueshmërinë e sezonit: “E njoh ambientin dhe i di pritshmëritë e klubit. Falënderoj trajnerin dhe skuadrën që besuan tek unë dhe tani më takon mua t’ua shpërblej me punë”.

“E di që nga unë presin shumë dhe do të përpiqem të mos i zhgënjej. Këtu ka shumë kampionë dhe do të më duhet shumë punë për të qenë titullar dhe fituar një vend në fushë. Kjo gjë s’ka për të munguar nga unë”, shtoi Rashford.

Sezoni është i gjatë dhe duhet të jemi gati për të gjitha përballjet, në Premier League, kupa apo në Europë. Përvoja e fituar ndër vite do të më ndihmojë dhe jam gati të tregoj se kjo ka qenë një zgjedhje e mirë për të gjithë”, tha Rashford. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF