Milot Rashica është shumë pranë transferimit tek skuadra turke, Galatasaray.
Të paktën kështu raportojnë shumë medie turke.
Sipas Skorer, Galatasaray ka ofruar 3.5 milionë euro për shërbimet e kosovarit i cili kohëve të fundit nuk ka pasur shumë hapësirë të Norwich.
Trajneri i tij te skuadra angleze e relativizoi këtë problem duke thënë se është çështje e mungesës së vetëbesimit (që, sipas tij mund t’i ndodhë çdo futbollisti) arsyeja pse nuk po ftohej Rashica në skuadër.
Mbetet të shihet në orët në vijim se cila do të jetë skuadra e ardhshme e lojtarit.