Ballina Lajme Maqedoni Rashkovski del nga Burgu i Shutkës

Rashkovski del nga Burgu i Shutkës

Ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski do të dalë nga paraburgimi në burgun e Shuto Orizares dhe do të shkojë në arrest shtëpiak.

Marketing

Kjo vjen, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur që masën e paraburgimit të zëvendësojë me masën e arrestit shtëpiak.

Vendimi për zëvendësim të masave, nuk vjen për shkak të pranimit të garancisë, pasi një gjë e tillë fare nuk është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.

Garancia ofrohet në rast se ekziston rreziku nga arratisja dhe shfuqizimit në tërësi të masës së paraburgimit, ndërkaq Rashkovski dyshohet vetëm se mund të ndikojë ndaj dëshmitarëve.

Marketing
Exit mobile version