Atmosferë e tensionuar në momente në Gjykatën Penale për shkak të pyetjeve të prokurorit Darko Jakimovski ndaj katër ekspertëve që punuan super-ekspertizën për rastin e Llaskarcës.
U parashtruan edhe pyetje për diskreditim dhe të kontestim të kredibilitetit të tyre. Për këto tentime kishte reagime të ashpra nga një pjesë e avokatëve mbrojtës, që konsideronin se këto pyetje janë të absolvuara dhe tentime për diskreditim të ekspertëve.
Prokurori Darko Jakimovski, shprehu edhe dyshimin e tij se përmes super-ekspertizës janë zbatuar në mënyrë selektive raportet nga ekspertizat tjera, duke pyetur se pse nga 70 fletë të super-ekspertizës, vetëm shtatë kanë të bëjnë me qëndrimet personale të ekspertëve, të tjerat janë përshkrime nga raportet e mëhershme.
Konkluzioni përfundimtar ishte se arsye e fatkeqësisë është fakti se nuk është aktivizuar sistemi për stopim, me çka sipas të dëmtuarve përgjegjësia po tentohet t’i lihet vetëm shoferit të autobusit të Durmo Turs.
“Këta ekspert janë gjithçka përpos ekspertëve, nuk kanë njohuri, autoritet dhe kredibilitet. Ishim dëshmitar të pyetjeve të prokurorit i cili pyeti se nga cila lëmi vjen doktori i sferës teknike dhe kur tregoi se çka ka mbaruar, d.m.th. ai nuk është kompetent të punojë këtë, as që e ka punuar dhe tërë kohën kthehet që bashkëpunëtorët e tij t’i tregojnë përgjigjet ose çka të përgjigjet në pyetjet e parashtruara të prokurorisë.”, – u shpreh një i afërm i të ndjerit në aksident, Bllagojçe Trpevski.
“Prokurori publik, Darko Jakimovski, këtë rast e udhëheq në mënyrë të argumentuar, profesionale dhe guximshme, edhe pse shpeshherë i etiketuar nga avokatët mbrojtës si i autorizuari jonë ose avokat siç shprehen ata, por kjo na jep shpresë se do të inkurajojë një pjesë të madhe të kolegëve të tij prokuror dhe gjykatës ta sjellin përfundimisht të vërtetën dhe drejtësinë në Maqedoni.”, – theksoi një i afërm i të ndjerit në aksident, Sinisha Ristovski.
“Në rastin konkret bëhet fjalë për shoferin, çdo involvim i personave tjerë të cilët janë të akuzuar për kualifikim të njëjtë juridik është nonsens që nuk ka ndodhur në praktikën e deritanishme. Këtë e dëshmon edhe super-ekspertiza nga sfera e komunikacionit dhe makinerisë. Është keq që në seancën e sotme humbën dy orë për pyetje të panevojshme dhe aspak nuk merremi me bazën e lëndës , e ajo është analiza e gjendjes faktike të vërtetuar nga ekspertët, por bëheshin analiza për vërtetimin e kredibilitetit të tyre.”, – u shpreh avokati i të akuzuarve, Sasho Dukovski.
Super-ekspertizën e realizoi byroja për ekspertizë gjyqësore, ndërsa në seancat në vijim do të ftohen edhe tre ekspertë tjerë të sferës së komunikacionit.