Rasti “Mali”, shtatë persona në burg për trafik droge

Shtatë anëtarë të të ashtuquajturit grup “Gazi Baba” të dyshuar në rastin “Mali”, pranuan veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike. Dy u dënuan me katër vjet e gjashtë muaj secili, një me katër, ndërsa katër tjerë morën nga tre vjet secili.

Marketing

Të shtatë janë dërguar tashmë në burg. Për shitësit e tjerë të dyshuar të drogës nga fshati Gërçec, hetimi është duke vazhduar.

Në mars të këtij viti, policia arrestoi 22 persona nga Gërçeci, Çair, Saraji dhe Çento nën dyshimin e tregtisë me drogë.

Marketing