Me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë, në Slloveni është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim Daniell Ivanagiq, shtetas kroat dhe bashkëpronar i kompanisë “Interholding”, e përfshirë në rastin me ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri.
Pritet vendimi për ekstradimin e Ivanagiqit në Maqedoni.
Ivanagiq është i dyshuar për ndihmë Zeqirit në keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare dhe autorizimit gjatë përgatitjes së studimit për ristrukturimin e Postës së Maqedonisë.
Prokuroria ende është duke punuar në grumbullimin e provave dhe priten dëshmitë e Ivanagiqit.