Ratifikimi i protokollit në Kuvend, Zaev: Mund të bëjmë ratifikim të kushtëzuar

Kryeministri, Zoran Zaev, i cili në margjina të Samitit të NATO-s, takoi edhe kryeministrin e ri spanjoll, thotë se Spanja do të ratifikojë protokollin, më së voni deri në fund të janarit. Fill pas këtij akti, do të ndodh edhe ratifikimi në Kuvendin Republikan. Kalendari i ratifikimit është bërë në harmoni me autoritetet e Aleancës, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që Kuvendi të bëjë ratifikim të kushtëzuar nëse, nëse kjo nuk ndodh para shpërndarjes së Kuvendit.

Marketing

“Pezullimi i mundshëm nga Spanja, që nuk besoj se do të ndodh jep mundëson që ne të bëjmë ratifikim të kushtëzuar në Kuvend, i cili do të dekretohej nga Presidenti, përkatësisht Kuvendi do ta shpallte në Gazetën Zyrtare sapo të hyjë në fuqi ratifikimi nga Kuvendi i spanjoll. Kështu që, procedura e këtushme është harmonizuar me Qendrën e NATO-s, dhe këtë mund ta bëjmë por është e ndershme, me dinjitet dhe krenari që të jemi vendi i 30 që do ta bëjë ratifikimin prandaj ndjekim me seriozitet procedurat pa asnjë kalkulim politik.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.