Ratkoceri: Dimitrovi pa fije dinjiteti, i’a ndërroi emrin shtetit të tij!

Gazetari Arben Ratkoceri përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Nikolla Dimitrovi, si ish-ministër i Jashtëm – me një nënshkrim, pa fije dinjiteti dhe me referendum kundër, ia ndërroi emrin shtetit të tij e në ndërkohë thotë se s’ka besim te ministri i Jashtëm, Bujar Osmani (për negociatat me Bullgarinë)!
Ka mjaftuar të ishte në vendin e Osmanit – jo historinë, por “palla” nuk i kishte hangër as për shtet, e lëre më për identitet të cilin që moti me dorën e tij (me Greqinë) e ka shkërmoq.
P.S. Nikolla Dimitrovi, të paktën tani doli ma “burrë” dhe i mllefosur që nuk është ministër, frustrimet dhe komplekset që ia ka shkaktuar Bujar Osmani i tha publikisht, e jo si deri me tani ashtu “tinza” përmes disa gazetarëve s’ka lënë gjë pa shpif kundër kolegut të tij- shkruan Ratkoceri.

Marketing