RCC: Operatorët t’i përmbahen marëveshjes për roaming pa pagesë

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka paralajmëruar se Marrëveshja Rajonale për Roaming në Ballkanin Perëndimor është e qartë dhe se harxhimet për Roamnig nga 1 Korriku duhet të jenë 0 (zero).

Marketing

“Jemi të shqetësuar se vazhdimisht na paraqiten qytetarë që thonë se disa operatorë nuk I kanë njoftuar se nga 1 Korriku nuk ka harxhime për roaming, se mesazhet janë të papërcaktuara dhe të komplikuara, vecanërisht ata që lidhen me shfrytëzimin e internetit. U bëjmë thirrje operatorëve të telekomit dhe trupat kombëtar rregullator që të sigurojnë njoftime adekuate si dhe të zbatojnë marrëveshjen. Krahas kësaj, qytetarët këshillohen që për informacionet shtesë t`I kontaktojnë operatorët e tyre” – thonë nga Këshili për Bashkëpunim Rajonal.

RCC-ja thotë se në bashkëpunim me rregullatorët kombëtar kanë përgatitur një listë me pyetjet që më së shumti janë parashtruar e që lidhen me roamingun pa pagesë në Ballkanin Perëndimor dhe përgjigjet e tyre mund të gjenden në këtë link;

https://www.rcc.int/docs/583/answers-to-frequently-asked-questions-on-roaming-free-western-balkans .

Marketing