Reagim i kabinetit të Xhaferit ndaj pres konferencës së ASH-së

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi i mohojnë akuzat e Aleancës për Shqiptarët dhe kanë theksuar se guri me mbishkrimin “27 prill viti 2017” qëndron në vendin e njëjtë ku është vendosur vitin e kaluar.

Marketing

Para kësaj, nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët (ASH) Bujare Abazi deklaroi se në këtë datë vitin e kaluar me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi kanë vendosur gur me mbishkrim “27 prill viti 2017” si simbol të mposhtjes së regjimit, por ai ende nuk është vendosur para Kuvendit.

“Jemi këtu para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të përkujtuar 27 prillin e vitit 2017, ditën kur u rrëzua ‘regjimi 10 vjeçar Gruevski- Ahmeti’. Një vit më parë pikërisht në këtë vend, në hyrje të Kuvendit vendosëm një gurë me mbishkrim ’27 prill 2017″ që simbolizon ditën kur u bë kthesa historike dhe u përmbys regjimi. Por, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili u zgjodh pikërisht në këtë ditë pati premtuar se do të vendos këtë gurë në hyrje të Kuvendit për të përkujtuar këtë ditë, gurë i cili simbolizon edhe sakrificën dhe momentin historik kur po vendosej e ardhmja e vendit tonë. ’27 prilli’ ishte dita kur po vendosej mbi fatin e vendit se nga do të lëvizim, drejt NATO-s apo drejt Rusisë…”, tha Abazi.