Reagim i VMRO-DPMNE-së në kumtesën e LSDM-së

Opinioni po shqetësohet seriozisht për paranojën dhe teprimin e LSDM-së. Fillimisht kërkuan që VMRO-DPMNE-ja t’i dënojë zjarret, tani kërkojnë fotografi të marrin nga secili aktivitetet i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski.

Marketing

Dëshpëruese dhe mizore, por që të jetë edhe më e tmerrshme e tregon tërë totalitaritetin dhe nervozën e cila mbizotëron me kartelin kriminel në pushtet të udhëhequr nga Zaevi.

Përgjigje dhe përgjegjësi para qytetarëve duhet të ketë nga Zaevi, sepse ai është i obliguar të thotë pse ka gënjyer se nuk ka firma jashtë vendit, ndërsa ekzistojnë të paktën tre firma familjare në Petriç. Zaev duhet të përgjigjet pse e gënjen opinionin për jetën. Zaev duhet të përgjigjet për arsyet për kolapsin ekonomik, varfërimin, në llogari të nepotizmit, korrupsionit në rritje dhe krimit në Maqedoni.

LSDM-ja në vend të dërgojë agjentë kriminel me automjete luksoze, duhet të përgatitet për humbje të cilën qytetarët do t’ia japin në zgjedhjet e ardhshme.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE

Marketing