Reagim në lidhje me shkrimet në disa mediume, për fotoreporterët në ndeshjen e fundit të Shkëndijës

Në lidhje meshkrimet në disa mediume për reagimin e fotoreporterëve të mediumeve sportive, të pranishëm në ndeshjen ndërmjet KF Shkëndijës dhe KF Valmiera nga Letonia, të zhvilluar më 28.07.2022 (e enjte), KF Shkëndija e ndjen për obligim të njoftojë opinionin se sipas rregullave të UEFA-së, të parapara në Protokollin për organizim të një ndeshje futbollistike, fotoreporterët në ndeshje akreditohen për zonën numër 2, e sipas protokollit të sipërpërmendur, fotoreporterët nuk mund të lëvizin në zonën numër 1.

Marketing

Agjencia për sigurimin e ndeshjes është e obliguar, nga fillimi e deri në përfundim të ndeshjes, të kujdeset që në përpikëri të respektohet Protokolli për organizimin e ndeshjes nga ana e të gjithë të pranishmëve në stadium.

Kjo posaçërisht duke marrë parasysh që për çdo lëshim gjatë organizimit të ndeshjes vijon dënimi nga ana e delegatit të UEFA-së, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e sipërpërmendur.

KF Shkëndija është klub serioz që kujdeset për respektimin në përpikëri të të gjitha pikave të parapara në Protokollin për organizimin e ndeshjes, posaçërisht duke marrë parasysh që për mosrespektimin e të njëjtit vijojnë dënime nga UEFA.