Reagim publik nga Komisioni statutar i Aleancës për Shqiptarët

Reagim publik nga Komisioni statutar i Aleancës për Shqiptarët: I ashtuquajturi Kongres i sotëm i grupit të të pakënaqurve brenda ASH-së, është jolegjtim dhe ka shkelur rëndë Statutin e Aleancës për Shqiptarët.

Marketing

Statuti i Aleancës për Shqiptarët, në nenin 51, parasheh që Komisioni statutar udhëheq me punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm ku vendoset për shkarkimin e Kryetarit të partisë.

Manipulimet dhe falsifilkimet paraprake që sollën deri në këtë Kongres farsë lënë anash, ne si anëtarë legjitim të Komisionit statutar të partisë, i kujtojmë ish Kryetarit të Kuvendit, z. Ziadin Sela, se Kuvendi i partisë i datës 21 janar 2023 ka zgjedhur komision statur me këtë përbërje: Ardian Limani (Kryetar), Kujtim Neziri, Bashkim Bakiu, Syrija Rashidi dhe Atnan Neziri (anëtarë).

Ne, të poshtëshënuarit, Ardian Limani, Kutjim Neziri, Syrija Rashidi dhe Bashkim Bakiu, natyrisht, kemi marrë pjesë në Kongresin legjitim të Aleancës për Shqiptarët të mbajtur më 16 shkurt 2024 nën udhëheqjen e Kryetarit Arben Taravari. Anëtari i vetëm që është rreshtuar me grupin e të pakënaqurve, është Atnan Neziri.

Sot u dëgjua në kongresin jolegjitim të organizuar nga grupi i të pakënaqurve, se kryetar i komisionit statutar na qenka Tiron Jahjaga. Anëtar i vetëm legjitim i komisionit statutar të manipuluar ka qenë Atnan Neziri, i cili ka vendosur të bëhet pjesë e falsifikimit.

Kjo dëshmon për një falsifikim të radhës, meqë vetëm kryetari i partisë mund të propozojë emërimin apo shkarkimin e anëtarëve të Komisionit statutar, i cili duhet të votohet në Kuvendin e partisë. Falsifikimet e tilla do të kenë pasoja ligjore.

Ardian Limani

Bashkim Bakiu

Syrija Rashidi

Kujtim Neziri