Është anuluar mbajtja e festivalit “Sunny Hill”, në Prishtinë. Tashmë zyrtarisht do të mbahet në Tiranë.
Për këtë fakt ka pasur reagime të shumta nga fytyrat publike, e në mesin e tyre edhe të organizatores, Dua Lipa.
Ajo e shpërndau njoftimin duke treguar se mbajtja e këtij festivali do të bëhet në Tiranë.
Deri këtu ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.