Real Madrid dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët në Kupën e Mbretit

Sot është tërhequr shorti për garat në Copa del Rey, në kuadër të futbollit spanjoll.

Marketing

Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Real Madrid, në letër nuk kanë punë të vështirë në këtë fazë të garave, përcjell lajmi.net.

Real Madridi është vënë përballë skuadrës së Alcoyano, i njëjti kundërshtar që e kishte edhe vitin e kaluar.

Barcelona në anën tjetër do të përballet me Linares, derisa Atletico Madrid luan me Rayo Majadahonda.

Këto ndeshje luhen në kuadër të raundit të tretë të garave.

Marketing