Ballina Aktuale Real Madrid dhe Man Utd në garë për Van de Beek

Real Madrid dhe Man Utd në garë për Van de Beek

Manchester United dhe Real Madrid janë futur në një garë të ashpër për shërbimet e yllit të Ajax.

Marketing

Donny Van de Beek është lojtari që ka përfunduar në shënjestrën e dy gjigantëve të futbollit evropian, Real dhe United.

Duket se Real Madrid është skuadra në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e lojtarit, sipas raportimeve të ‘Mirror’.

Çmimi i kërkuar nga kampionët e Holandës për yllin e mesfushës duket sikur ka ‘përjashtuar’ nga gara skuadrën e Man Utd.

22 vjeçari thuhet se mund të jetë në dispozicion nëse paguhen 100 milionë euro, kurse United ka hedhur poshtë mundësinë për të paguar një shifër të tillë.

E ardhmja e Van de Beek mund të ketë impakt të madh edhe në të ardhmen e Paul Pogban e United, i cili gjithashtu lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid.

Exit mobile version