Real Madrid e nis 2020-ën me fitore, mposht Getafen në derbin lokal

Real Madrid e ka nisur me fitore vitin kalendarik 2020.‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore me rezultatin 0:3, kundër skuadrës së vogël nga Madridi, Getafe, shkruan lajmi.net.

Marketing

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 34’, nga David Soria, i cili dërgoi topin në portën e tij.

Rezultatin e dyfishoi qendërmbrojtësi francez, Raphaël Varane, i cili gjeti rrjetën në minutën e 53’ të takimit.

Deri në fund, Real Madrid pati edhe disa mundësi, por duhej pritur deri në minutën e 95′ për të gjetur golin e tretë. Ishte Luka Modric ai që vendosi rezultatin final.

Tashmë, pas 19 xhirove, Real Madrid numëron 40 pikë dhe mban përkohësisht vendin e parë në tabelën e La Liga, kurse Getafe ka 30 pikë për pozitën e shtatë.

Marketing