Real Madrid fiton derbin kundër Valencias, mban hapin me Barcelonën

Real Madrid ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme.

Marketing

Në derbin e xhiros së 29-të në La Liga, Real Madrid ka marrë tri pikë në përballjen kundër Valencia, shkruan lajmi.net.

Me fitoren 3:0 në terrenin e tyre, ‘Los Blancos’ kanë arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Karim Benzema, i cili rrjetën e tundi në minutën e 61’ të takimit, pas asistimit të Eden Hazard.

Në këtë ndeshje në fushë u kthye edhe Marco Asensio, pas gati një viti (330 ditë). Ai gjeti golin pak minuta pas inkuadrimit, kur asistimin e Ferland Mendy e konkretizoi me një super volley, në minutën e 74’.

Rezultatin final e vendosi francezi Karim Benzema, i cili në minutën e 86′ shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. me Asensio që u regjistrua edhe në listën e asistuesve.

Me këto tri gola, Real Madrid merr fitoren dhe shkon në 62 pikë, për pozitën e dytë në tabelë, me 2 pikë më pak se Barcelona.

Valencia mbetet me 43 pikë, për pozitën e tetë në klasifikimin e La Liga.