Real Madrid ka shënuar fitore në shtëpi kundër Valencias me rezultat 2 – 0.
Pavarësisht mungesave të shumta, “Los Blancos” ishin superior në këtë ndeshje.
Së pari, Karim Benzema realizoi një gol të bukur nga distanca për të zhbllokuar shifrat.
Golin e dytë, që doli të jetë i fundit në këtë ndeshje e shënoi Toni Kroos, pas asistimit të Lucas Vazquezit.
Edhe në pjesën e dytë, Ferland Mendy gjeti golin, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Reali ngritët në pozitën e dytë me 49 pikë, pesë më pak se Atletico Madrid, skuadër që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Valencia qëndron në pozitën e 12-të me 24 sosh.