Real Madrid me ‘Plan B’ nëse nuk vjen Neymar

Në mesin e opsioneve të reja të klubit nga Santiago Bernabeu është edhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala.
Real Madrid ka bërë gati alternativat e reja në rast të dështimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

“Marca” raporton se në mesin e opsioneve të reja të klubit nga Santiago Bernabeu është edhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala.

Marketing

Ylli argjentinas është një tjetër futbollist i pëlqyer nga krerët e “Los Blancos”.

Dybala nuk është në shitje por Juventus mund ta konsiderojë largimin e tij në rast të një oferte të mirë nga Real Madrid.

Marketing