Ballina Aktuale Real Madrid thellohet në krizë, katër ndeshje pa fitore në La Liga

Real Madrid thellohet në krizë, katër ndeshje pa fitore në La Liga

Real Madrid nuk ka arritur të këndellet as pas ndeshjes së katër në La Liga, duke u mposhtur 1:2 në ‘Santiago Bernabeu’ nga skuadra e Levantes.

Marketing

Skuadra e Julen Lopetegui ka pësuar edhe humbjen e tretë këtë sezon në La Liga.

Kampionët e Evropës janë mposhtur 1:2 nga Levante në Bernabeu, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit evropian.

Mysafirët patën një fillim mbresëlënës të ndeshjes duke realizuar dy gola të shpejtë.

Ishte Morales që shënoi në minutën e 6’ për 0-1.

Në minutën e 13’, Levante shënoi edhe golin e dytë, kur Roger u tregua i saktë nga penalltia.

Krejt çka bëri Real Madrid në këtë ndeshje, ishte një gol i shënuar nga Marcelo në minutën e 72’, për 1:2.

Ky ishte goli i parë për Real Madridin në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Marketing
Exit mobile version