Real Madrid turpëron Liverpool në Anfield

Në minutën e 55 shënoi golin e dytë në pjesën e dytë të ndeshjes sulmuesi francez i madrilenëve Karim Benzema, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Ndeshjen e kishte nisur furishëm Liverpool duke i shënuar dy gola kampionëve europian brenda 14 minutash me golat e Nunez dhe Salah.

Por vetëm 7 minuta u zgjati dominimi pasi në 15 minutat e radhës dy herë shënoi braziliani Vinicius Jr që ishte më meritori që Real Madrid barazoi në pjesën e parë.

Me të nisur pjesa e dytë ishte mbrojtësi brazilian i Real Madrid Eder Militao shënoi gol me kokë në minutën e 47 pas një aksioni nga ndërprerja për të përmbysur rezultatin në 2:3.

Goli i katërt u shënua nga sulmuesi veteran i Real Madrid, Karim Benzema, që shfrytëzoi konfuzionin e mbrojtjes së Liverpool për të shënuar.

Për të thelluar më tej turpërimin e Liverpool para tifozëve të vet në Anfield Road ishte Benzema përsëri që shënoi si mjeshtër që është në minutën e 67.