Ballina Sport Real Madridi futet në garë për Lewandowskin

Real Madridi futet në garë për Lewandowskin

Real Madridi i është bashkuar garës me Barcelonën për Robert Lewandowskin.

Marketing

Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023, por do të largohet gjatë kësaj vere.

Ai nuk dëshiron të vazhdojë edhe më tej në ‘Allianz Arena’, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Sipas ‘Defensa Central’ Real Madridi është i gatshëm t’i bashkohet garës për Robert Lewandowski, pasi humbi Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, përcjell lajmi.net.

Polaku është në bisedime me Barcelonën, por rivalët e ‘El Clasico’ mund të jenë gati të sfidojnë njëri-tjetrin për sulmuesin

Marketing
Exit mobile version