Real Madridi mposht Interin në ‘frymën e fundit’ , PSG ndalet në barazim nga Club Brugge

Ndeshja mes Interit dhe Real Madridit është mbyllur baras.

Marketing

Përballja mes dy gjigantëve evropian nuk ka prodhuar asnjë gol dhe është mbyllur me rezultat 0-0

Gjiganti italian ishte më dominues nga fillimit dhe pati disa raste shënimi përmes Lautaro Martinezit dhe Edin Dzekot.Në anën tjetër ‘Mbretërit’ sulmonin më shumë përmes kundër-sulmeve duke shfrytëzuar shpejtësin e Vinicius JR.

‘Nerazzurët’ dominuan totalisht pjesën e parë por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar me ‘Los Blancos’ që dolën disa herë në sulm.Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej baras, doli në skenë Rodrygo që realizoi në min e 90’ për 0-1.Real Madridi tani ka tre pikë, ndërsa Interi mbetet pa pikë.

Në duelet tjera PSG nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Club Brugge.Leo Messi zhvilloi 90 minuta por pa arritur të ndihmojë ekipin e tij të marre tre pikë në këtë duel.

Ander Herrera shënoi për ‘Parisienët’, ndërsa Hans Vanaken për belgët.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u zhvilluan sonte:
Atletico Madrid 0-0 Porto

Club Brugge 1-1 PSG

Liverpool 3-2 Milan

Man City 6-3 Leipzig

Sporting 1-5 Ajax