Real Madridi përsëri i fortë për Juventusin

Real Madridi e ka mundur Juventusin me rezultat 3-1 në kuadër të turneut International Champions Cup që po zhvillohet në SHBA.

Marketing

Real Madrid edhe njëherë u tregua kockë e fortë për Juventusin.

Los Blancos e kanë mposhtur kampionin e Italisë më rezultat 3-1, në kuadër të International Champions Cup që po zhvillohet në SHBA.

Pjesa e parë filloj më mirë për Juventusin, të cilët edhe kalojnë në avantazh me anë të një autogoli të Dani Carvajal në minutën e 12.

Pas këtij goli Juventus dukej më mirë në ndeshje por Real fillon dalëngadalë që ta merr veten.

Prapë në skenë për Realin del njeriu që ja fitoj titullin 13 në Ligën e Kampionëve Real Madridit, Gareth Bale.
Bale shënon një supergol në minutën e 39’të te këtij takimi.
Pjesa e dytë ishte e tëra e Real Madridit.

Në fakt ishte e Marco Asensios, i cili përmbyti Juventusin duke shënuar dy gola në një interval kohor prej 10 minutash.
Fillimisht shënoi në minutën e 47’të, kurse për rezultat 3-1 shënoi në minutën e 56’të.

Marketing