Real Madridi tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos

Gareth Bale dëshmoi se mund të jetë njeriu kryesor i Real Madridit pasi shkëlqeu mbrëmë ndaj Romës në International Champions Cup.

Marketing

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui tha muajin e kaluar që anësori uellsian mund ta mbushë ”boshëllëkun” e lënë nga Cristiano Ronaldo.

Dhe me paraqitjet si këto të fundit, ai mund të jetë ylli i duhur i Real Madridit.

Një gol brilliant dhe një asistim i Bales bën që Real Madridi të fitojë, 2-1 në ”MetLife Stadium” në Nju Xhersi.
Në minutat e parë të ndeshjes, Bale mori topin në të djathtë dhe asistoi për mrekulli te Marco Asensio, i cili shënoi në portën e Robin Olsen.

Real Madridi ka edhe një miqësore të mbetur – ndaj Milanit të shtunën para se të mërkurën të përballen me Atletico Madridin në UEFA Super Kupë.

Lopetegui ka vendosur që të mos rrezikojë shumë dje me Balen, duke e larguar uellsianin pas vetëm 56 minutash lojë.
Dhe pasi Real Madridi nuk e transferoi asnjë lojtar në vend të Ronaldos, atëherë Bale duket se do ta kryejë punën e tij.