Ballina Lajme Maqedoni Realizimi i korridoreve 8 dhe 10-D, nis pagesa e parave kundrejt “Bechtel...

Realizimi i korridoreve 8 dhe 10-D, nis pagesa e parave kundrejt “Bechtel dhe Enka”

Filloi pagesa kundrejt kompanive “Behtel dhe Enka” për realizimin e korridoreve 8 dhe 10-D, e cila kap vlerën 1.3 miliard euro. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se paratë janë transferuar me vendim të qeverisë për nisjen e projektit dhe nuk ka asgjë kontestuese siç pretendon opozita.

Marketing

“Qeveria në përputhje me marrëveshjen dhe ligjin për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10, obligoi ministrinë e transportit dhe lidhjeve që të nis të gjitha procedurat e nevojshme për nisjen e aktiviteteve për projektim, angazhim të të gjitha resurseve, të cilat nevojiten për nisjen e punëve dhe bërjen e transaksioneve, të mjeteve financiare në përputhje me marrëveshjen për nisjen e punimeve.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Mickoski: Marrëveshja, vjedhje serioze

120 milion euro të transferuara sipas kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dyshohet të jenë pjesë e e 300 milion eurove, të cilat shteti në formë të ndëshkimit do të duhet t’ia paguaj “Bechtel dhe Enkas” si pasojë e mospërmbushjes së obligimeve të marra, sikurse rritja e orarit javor të punës nga 40 në 60 orë.

“Para dy ditëve keni paguar 120 milion euro për asgjë, pasi që asnjë gozhdë nuk kanë vënë. Andaj kur themi se për këtë krim ndonjë do të përgjigjet, këtë me të vërtetë e mendojmë. Ne nuk jemi kundër ndërtimit, por kjo të bëhet në mënyrë ligjore.”, – theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Rustemi: Pagesa, avans për nisjen e punimeve

Drejtori i ndërmarrjes për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, sqaron se paratë janë transferuar në përputhje me marrëveshjen si avans për nisjen e punimeve.

“Ne respektojmë marrëveshjen dhe programin e qeverisë pasi që paratë janë nga buxheti. Dhe ne jemi duke realizuar të gjitha transaksionet që dalin nga marrëveshja. Ato janë për mobilizim dhe pagesë paraprake për nisjen e punimeve ndërtimore.”, – u shpreh drejtori i ndërmarrjes “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi.

Marrëveshja pritet të shqyrtohet edhe nga deputetët pas marrjes së sinjalit nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, pasi qeveria u shpreh hapur se do t’ua dorëzojë atyre për të shuar të gjitha dyshimet.

Marketing
Exit mobile version