Ballina Aktuale Realizohet edhe një premtim nga programi “Për Shkupin Modern”, rindërtohet rruga...

Realizohet edhe një premtim nga programi “Për Shkupin Modern”, rindërtohet rruga “Nikolla Karev”

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka inspektuar dhe promovuar rrugën e rikonstruktuar Nikolla Karev, nga kryqëzimi me bulevardin Kuzman Josifovski-Pitu deri në kryqëzimin me rrugën Gjuro Gjonoviq.

Marketing

“Brenda një jave pas fillimit të punëve ndërtimore në rrugën Nikolla Karev në qendër të Shkupit, e cila ishte në gjendje të keqe, është rikonstruktuar tërësisht. Kemi punuar me dinamikë të përshpejtuar për të shmangur bllokimin e trafikut në këtë pjesë të qytetit, duke pasur parasysh faktin se është një rrugë e frekuentuar, e cila lidh disa rrugë kryesore dhe ndodhet në afërsi të stacionit të autobusëve dhe trenave ndërqytetës. Me realizimin e këtij projekti po realizojmë edhe një premtim nga programi “Për Shkupin modern”, sepse nevojat e qytetarëve janë prioriteti ynë”, tha kryetarja Arsovska.

Në rrugën “Nikolla Karev” është bërë rikonstruksioni i rrugës në një sipërfaqe prej 3800 metrash katrorë, janë rrafshuar pusetat dhe kanalizimet, si dhe është vendosur sinjalistika përkatëse horizontale dhe vertikale. Punët ndërtimore i kanë kryer ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup.

Marketing
Exit mobile version