‘Referendumi’, Bartol: Qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë historike për vendin

Shefi i Zyres së NATO-s në Shkup, kapiteni i marinës, Gorazd Bartol në intervistë për MIA-n ka shfaqur shpresë se vitin e ardhshëm, kur Aleanca do ta shënojë 70 vjetorin nga themelimi, në selinë e NATO-s në Bruksel, do të valitet edhe flamuri i Maqedonisë.

Marketing

Kapiteni slloven e potencoi rëndësinë nga zgjidhja përfundimtare e kontestit me Greqinë për emrin, si pengesë kryesore të integrimeve tona euroatlantike. Beson se qytetarët në vend do të dalin dhe do të votojnë pozitivisht në referendumin e ardhshëm, duke theksuar se ata duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për vendin.

Marketing