‘Referendumi’, Qeveria: Shpenzimet për spotet janë të Kuvendit dhe partive

Qeveria sot kumtoi se për fushatën për referendumin i ka ndarë 6.500 euro, ndërsa shpenzimet për transmetimin dhe prodhimin e përmbajtjeve janë të Kuvendit dhe subjekteve politike.

Marketing

Qeveria i përgënjeshtron, siç thuhet në kumtesë, të pavërtetat e nxjerra nga VMRO-DPMNE-ja për gjoja shpenzimin e mjeteve për incizimin e spoteve lidhur me fushatën për referendumin.

“Siç u publikua edhe paraprakisht, Qeveria e RM-së vendosi të zbatojë procesin e komunikimit të planifikuar publik me interes publik – fushatën për referendumin. Qeveria vetëm ka rezervuar mjete në shumë prej 6.500 eurosh për aktivitete në rrjetet sociale, ndërsa të gjitha komunikimet e tjera të cilat nënkuptojnë marrëdhënie me mediat dhe pjesëmarrje në ngjarje publike janë në organizim të aktiviteteve të rregullta të Sektorit për marrëdhënie me opinionin të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Prodhimi dhe transmetimi i spoteve në televizione për të cilin opinioni është dëshmitar nuk ka filluar akoma, siç theksohet, është aktivitet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i subjekteve politike dhe jo i Qeverisë.

“Në zbatimin e procesit të komunikimit të planifikuar publik për referendumin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të punojë në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie, në pajtim me standardet për komunikime publike me interes për publikun – relevancë, objektivitet, proporcionalitet dhe racionalitet”, potencohet në kumtesë.

Marketing