Ballina Aktuale Reformat në drejtësi, Selmani: Nuk respektohen afatet kohore

Reformat në drejtësi, Selmani: Nuk respektohen afatet kohore

Arsyet për ngecjen e reformave në drejtësi janë të shumta, vlerësojnë ekspertët e fushës.

Marketing

Sipas profesorit universitar Bashkim Selmani, reformat e filluara në gjyqësor lënë shumë për të dëshiruar, jo vetëm sa i përket respektimit të afateve kohore, por dhe në aspektin përmbajtësor.

Sipas tij për shumë dilema dhe padrejtësi të ngritura në opinion rreth punës së Këshillit Gjyqësor Republikan si dhe keqpërdorimeve të cilat dolën nga sistemi AKMIS, janë ende pa epilog.

“Këto reforma në drejtësi realisht kanë dështuar sa I përket afateve kohore, ndërsa s ai përket ligjit për Këshillin gjyqësor është fakt që të gjitha ligjet kanë qenët të anashkaluara. Jo vetëm ligji për Këshillin gjyqësor, po ashtu edhe matje e përgjegjësisë për lëndët nga sistemi AKMIS, ku u keqpërdor detyra zyrtare nga ana e Kryetarit të Gjykatës Supreme jo vetëm që nuk arriti të vihet në përgjegjësi por fatkeqësisht ndodh e kundërta ata emërohen në pozita akoma më të larta” – thotë profesori universitar, Bashkim Selmani.

Reformat në gjyqësor nënkuptojnë ndryshime ligjore apo precizimin e të njëjtave. Kështu vlerëson Mirjana Najcevska sipas së cilës reformat nënkuptojnë edhe pastrim të fellës gjyqësore. Nuk mund të lejohet që gjykatësit që kanë punuar në kundërshtim me ligjin apo kanë heshtur që të jenë pjesë e këtij sistemi gjyqësor. Ajo më tej shton se asgjë nuk mund të bëhet nëse nuk bëhen ndryshime në reformën juridike.

“Në çdo vërejtje, fjalim të njerëzve me qëllim të mirë të cilët vine nga jashtë, përsëritet se asgjë nuk mund të ndryshohet nëse nuk bëhet reforma juridike. Por sigurisht që duhet urgjentisht të ndryshohen ligje të caktuara të fillohen proceduar adekuate dhe të sigurohen mekanizma mbrojtës për të garantuar paanshmëri të procesit” – u shpreh juristja, Mirjana Najçevska.

Të dy bashkëbiseduesit sa u përket reformave në gjyqësor, pohuan se megjithatë ka dhe disa ndryshime të caktuara por ende nuk mund të thuhet qe janë te sigurta, dhe i mbetet kohës të dëshmojë se a po realizohen për shkak të sundimit të së drejtës, apo për shkak të vardisjes ndaj pushtetit.

Marketing
Exit mobile version