Reformat në Sektorin e Gjyqësorit, këto janë disa propozime të ministrit Lloga

Në seancën e djeshme të Këshillit për vëzhgimin e zbatimit të Strategjisë së Reformës në Sektorin e Gjyqësorit, e cila për herë të parë u mbajt me prezencë fizike, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, anëtarëve të Këshillit u tha se është e nevojshme që disa aktivitete të përcaktuara të jenë pjesë e strategjisë së re zhvillimore:

Marketing

E drejta për lëshimin e licencave për ekspertët duhet të transferohet nga Ministria e Drejtësisë tek dhomat kompetente.

Provimi i jurisprudencës, si dhe provimet për noterët dhe përmbaruesit, duhet të jepen në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë në vend se në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Lloga, me iniciativën e tij, kërkoi heqjen e të drejtës diskrecionale të ministrit për përzgjedhjen e noterëve dhe përmbaruesve. Kjo me qëllim për të garantuar transparencë në procedurat e emërimit të tyre.

Të parashikohet përgjegjësia penale e gjyqtarëve të jurisë, të dorëzojnë fletë anketimi për gjendjen e pasurisë së tyre.

Prani publike në të gjitha proceset para Gjykatave të Apelit dhe Gjykatës së Lartë.

Një pjesë e propozimeve që do të duhet të diskutohen në periudhën në vijim janë edhe heqja e Gjykatës së Lartë Administrative, e cila do të kërkojë një reformë të plotë të së drejtës administrative, si dhe ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, në mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të këshillit.

Në seancë u hap një diskutim publik për të gjitha vërejtjet, komentet dhe propozimet nga të gjithë anëtarët e Këshillit lidhur me aktivitetet e Planit të Veprimit.

VMRO-DPMNE, përkundër faktit se ishin ftuar të marrin pjesë në seancë, nuk erdhën në debatin publik. Atyre do t’u dorëzohet draft versioni i Strategjisë Zhvillimore, pas së cilës pritet të japin vërejtje dhe komente konkrete për çështje të caktuara.

Strategjia është e një rëndësie të jashtëzakonshme për sa i përket miratimit të Udhërrëfyesit për sundimin e ligjit dhe zbatimit të tij dhe pritet që kjo të rrisë besimin në gjyqësor.