Reformat tatimore, Selami: RMV-ja ka shkallën më të ulët të tatimeve në Evropë dhe rajon (VIDEO)

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Abdulselam Selami në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth propozimit të Ministrisë së Financave për reformat tatimore.

Marketing

Selami tha se edhe pse ndodhemi në kohë krize koha për një reform të tillë është e mirëseardhur dhe se me të njëjtën pajtohen edhe grupet e interesit me të cilët është takuar ai së bashku me ministin e financave, Fatmir Besimi.

Deklaroi se pro kësaj reforme janë edhe ekspertët, profesorët dhe dekanët e fakulteteve ekonomike në vend.

Shtoi se me këtë reformë nuk duhet të nënkuptojmë se do të rritet TVSH-ja por do të ketë ndryshime në bazë të vendimeve të brendshme. Ai tha se me këtë reformë do të rritet vetëm buxheti i shtetit dhe do të kemi mundësi dhe më shumë para për të investuar në infrastrukturë rrugore shkollore dhe gjëra të tjera.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e zv.drejtorit të DAP, Abdulselam Selami:

https://www.facebook.com/portalindeks/videos/1289145281859670