Refuzohet kërkesa për ndërprerje të lëndës “TNT”

Gjykimi për prishjen e kompleksit Kosmos të quajtur si lënda “TNT” të PSP vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, pasi këshilli gjyqësor e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e debatit të përgjithshëm deri në zgjidhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim si e dyshuar për lëndën “Zhvatja”.

Marketing

Kryetari i këshillit gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev tha se kërkesa për përjashtimin e Katica Jenvës dhe Burim Rustemit hidhen poshtë.

Gjykatësi Stavrov theksoi se këshilli gjyqësor ka sjell vendim se kërkesat për përjashtimin e prokurorit publik për gjykatën është e palejueshme dhe duke e pasur parasysh atë që nuk mund të vendim për to, qëllimi i vetëm është shtyrja e procedurës.

“Gjykata konsideron se një kërkesë e tillë është e pabazë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për një prokuror speciale publik, i cili në pajtim me ligjin ka autonomi të plotë”, deklaroi Stavrev.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi.

Mbrojtja, para fillimit të seancës së sotme, kërkoi ndërprerje të procedurës deri në zbardhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva.
Avokati Donço Nakov tha se prokurori publik Burim Rustemi është marrë në pyetje për lëndën “Reket” dhe nuk mund ta përfaqësojë Janevën, e cila është në paraburgim.

“Nëse vazhdoni të punoni sot unë mendoj se duhet t’ju tregoj në procesverbal me qëllim që të dihet një ditë se ju jeni keni lejuar që një prokuror publik i cili është marrë në pyetje si dëshmitar në rastin për të cilin prokuroren të cilën ai e përfaqëson gjendet në paraburgim. Nuk mund ky prokuror të veprojë në momentin si përfaqësues i autorizuar i Katica Janevës për shkak të ekzistimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë për paraburgim”, theksoi Nakov.
Prokurori publik Burim Rustemi, tha se derisa nuk ndërpritet zyrtarisht mandati i Janevës ata kanë të drejtë t’i përfaqësojnë lëndët.

“Vendimi eventual i gjykatës dhe çdo vendim tjetër duke e përfshirë edhe vendimin për paraburgim nuk është relevant derisa nuk ka vendim nga Këshilli për prokurorë publikë për ndërprerjen e mandatit të Janevës”, ka thënë Rustemi.
Theksoi se në pajtim me dispozitat nga Ligji për prokurori publike, prokuroria publike nuk ka të drejtë të vendos për PSP-në, ndërsa me qëllim siç tha ruajtjes së autonomisë së PSP-së.

“Konsideroj se gjykata duhet ta pranojë letrën nga PP-ja e RMV-së si fakt se nuk ka institucion në pajtim të ligjeve të theksuara për të vendosur dhe në pajtim me këtë të vazhdojë me procedurën”, deklaroi Rustemi.

Për veprën akuzohen shumë persona mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe kryetari i atëhershëm i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.