Refuzojnë fanellat me ylber, 5 titullarët e klubit francez drejtuar trajnerit: Mos na llogarit për ndeshje!

Toulouse fitoi Kupën e Francës disa ditë më parë pas triumfit të thellë 5-1 ndaj Nantes, trofeu i parë në histori që fiton klubi 52-vjeçar francez.

Marketing

Këto dy skuadra përballen sërish sot mes tyre, por tashmë për llogari të javës së 25-të në Ligue 1.

Liga Profesionale Franceze ka vendosur që të gjithë skuadrat të zbresin në fushë me fanella me ngjyrat e ylberit, simboli i komunitetit LGBTQ+.

Nisma e Ligës bëhet për luftuar homofobinë. Por, një pjesë e lojtarëve të Toulouse janë rebeluar, pasi nuk pranojnë të zbresin në fushë.

Shtypi francez shkruan se pesë prej tyre i kanë kërkuar trajnerit të mos i llogarisë për takimin ndaj Nantes. Ata janë Zakaria Aboukhlal, Moussa Diarra, Fares Chaibi, Logan Costa dhe Said Hamulic.