Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të protestës së paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së

Për shkak të protestës së paralajmëruar të organizuar nga VMRO-DPMNE sot, nesër dhe të enjten në Shkup në periudhën prej 15 deri në orën 17 për komunikacion do të jenë të mbyllura udhëkryqet mes bulevardit “Goce Dellçev” dhe bulevardit “Kërste Petkov Misirkov” (QT Mavrovasja”), udhëkryqi mes bulevardit “Sh. Klimenti i Ohrit” dhe rruga “Sh. Cirili dhe Metodi” (ndërtesa e Nova Makedonija” dhe udhëkryqi mes rr. “11 Tetori” dhe rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” (Spitali i qytetit”), ka informuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing