Ballina Lajme Maqedoni “Regjistri Qendror”, pesë persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

“Regjistri Qendror”, pesë persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjellë Vendim për zbatimin e procedurës hetimore kundër 5 personave, njëri nga të cilët është i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, derisa katër të tjerët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.

Marketing

Gjatë periudhës prej 16.12.2014 deri më 29.05.2017, i dyshuari i pare në cilësinë e ushtruesit të detyrës drejtor i Regjistrit Qendrorë, ka tejkaluar kompetencat e tij, përmes urdhrit gojor duke urdhëruar që një e punësuar të evidentohet si e rregullt në punë në listat mujore të cilat i ka përgatitur Sektori për Resurse Njerëzore, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se e punësuara nuk do të paraqitet në vendin e punës, por do të jetë e angazhuar për aktivitete partiake të një subjekti politikë.

Marketing
Exit mobile version