Ballina Aktuale Regjistrimi i popullsisë Selami: Diaspora rrezikohet nga sulmet kibernetike

Regjistrimi i popullsisë Selami: Diaspora rrezikohet nga sulmet kibernetike

Procesi i regjistrimit të popullsisë nën sulme të vazhdueshme kibernetike. Nënkryetari I Entit të Statistikës Ilmi Selami në Argument në TVM2 thotë se diaspora rrezikohet të mos regjistrohet tërësisht, pasi deri më tani, nga gjithsej 450 mijë mërgimtarë, as gjysma e tyre s’janë evidentuar. Selami fton mërgatën e paregjistruar t’ua dërgojnë të dhënat familjarëve që t’i regjistrojnë këtu në Maqedoni.

Marketing

“Jemi në sulme të vazhdueshme të hakerëve. Sot kemi bë përforcimin e aplikacioneve dhe deri tani është duke funksionuar, mirpo sërish them nuk I di ku I kanë kufijtë, ku I kanë limitet hakerët. Ne përforco ata sulmo dhe nuk e di deri ku mund të shkojnë, që të jemi të sigurtë mos të mbetemi pa regjistruar, duke pasur parasysh se I kemi edhe 9 ditë për regjistrim, mos të rrezikojmë, le t’i dërgojmë të dhënat, po flas për ata të cilët nuk janë regjistruar ende, le t’i dërgojnë të dhënat familjarëve të tyre dhe ta bëjnë regjistrimin e tyre.”, tha Ilmi Selami, nënkryetar i Entit Shtetëror të Statistikës.

Marketing
Exit mobile version