Regjistrimi i popullsisë,Selami: Ka ende mungesë të regjistruesve rajonalë

Procesi i Regjistrimit të Popullsisë po has në vështirësi, pikërisht në pjesën që duhej të ishte më pak problematike, atë të sigurimit të regjistruesve. Për realizimin e operacionit më të rëndësishëm statistikor, Enti Shtetëror i Statistikave ka nevojë për angazhimin e rreth 6000 regjistrues, por që nga afati i parë i aplikimit e deri gati në përfundim të afatit të tretë shtesë që zgjat deri më 25 gusht, janë paraqitur rreth 5000. Madje në shumë raste, edhe të paraqiturit në aplikim, nuk kanë ardhur në pikat e testimit.

Marketing

Sipas zëvendësdrejtorit të ESHS-së, Ilmi Selami, edhe përkundër zgjatjes së afatit për angazhim të regjistruesve, numri i tyre ende nuk është plotësuar.

“Pas testimeve të kandidatëve për regjistrues që u mbajtën ditëve të kaluara, tani jemi duke i grumbulluar të dhënat nga tereni për të parë gjendjen faktike. Informatat e para thonë se nga kandidatët e paraqitur, një pjesë e madhe e tyre nuk kanë ardhur për testime, që do të thotë se nuk janë të gatshëm për angazhim konkret në procesin e mëtejshëm të regjistrimit. Ky numër duhet urgjentisht të zëvendësohet me kandidatë të tjerë. Prandaj edhe kemi bërë vazhdimin e afatit të konkursit. Bëjmë apel që gjithë ata që janë të interesuar, menjëherë të paraqiten në konkurs duke e plotësuar aplikacionin online në internet faqen e Entit Shtetëror për Statistikë.”,- deklaroi zëvendësdrejtori i EShS-së, Ilmi Selami.

ai u apelon regjistruesve se nuk bëhet fjalë për punë të rëndë dhe kompensimi financiar nuk është I vogël, prandaj të aplikojnë.

ESHS pret të dhënat nga terreni e numrit të aplikantëve aktualë t’u shtohen edhe të paraqiturit gjatë ditëve të fundit që kanë marrë pjesë në testim dhe duhet të shihet edhe sa prej tyre plotësojnë kushtet për të ditur në fund se me sa regjistrues disponojmë për testimet e mëtutjeshme.