Regjistrimi, Shahpanska: 350 persona të pastrehë, shifrat me rëndësi për ne

Ka përfunduar regjistrimi i personave të pastrehë që filloi në ditën e fillimit të regjistrimit të diasporës. gjatë kësaj periudhe  janë regjistruar të gjithë personat e pastrëhë të  akomoduar në objektet për të cilët Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka krijuar kushte bashkë ESHS-në.

Marketing
“Numri fillestar është rreth 350 persona, që ishte edhe targeti ynë duke filluar nga Vizbegu, Çiçino Selo,  ka përfunduar ky proces. Tani mbetet pjesa e madhe e Regjistrimit të  të gjithë popullsisë rezidente nga 1 Prilli Unë dua të siguroj të gjithë qytetarët se regjistrimi është një operacion  i sigurt , është një operacion elementar statistikor dhe është e pakuptueshme teza që imponohet se ëhstë cëhstje politike tek e cila duhet të thyejnë shigjetat partitë politike në pushtet e opozitë. Nëse respektohen protokollet, për të cilat po bëhet trajnimi i regjirtsuesve, ata ruajnë veten dhe qytetarët që marrin pjesë në regjistrim.”,tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Gjatë vizitës së Qendrës së re Ditore për fëmijë dhe të rinjtë me pengesa intelektuale pranë IP Enti për Rehabilitim të fëmijëve dhe të Rinjve në Fushë Topanë, Ministrja Shahpaska tha se të dhënat për pensionistët e regjistruar, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe fëmijët parashkollorë do të ishin më të rëndësishmet për ministrinë, sepse ndikojnë në politikat që kjo ministry ndërmerr për keto kategori qytetarësh.
Marketing