Regjistrohen 18 viktima nga Koronavirusi, shërohen 3 984 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4926 teste të kryera janë regjistruar 344 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 143 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 3984 pacientë, përcjell Alsat.

Marketing

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 194.575 raste, prej të cilëve 180.796 janë shëruar, kurse 6.817 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 6984 raste aktive me virusin korona

Marketing