Ballina Aktuale Regjistrohen 186 shkelje në trafik, 68 për tejkalim të shpejtësisë

Regjistrohen 186 shkelje në trafik, 68 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar 186 shkelje, prej të cilave 68 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për mos vënien e rripit të sigurisë.

Marketing

Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, tre për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Janë gjobitur edhe 2 vozitës që kanë kaluar në të kuqe në semafor si dhe 43 të tjerë për parkim të parregullt.

Marketing
Exit mobile version