Ballina Aktuale Regjistrohet rasti i parë i infektimit me llojin e ri “kraken” në...

Regjistrohet rasti i parë i infektimit me llojin e ri “kraken” në vend

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mëngjesin e sotëm ka njoftuar se te një pacient është detektuar nënlloji i ri i omikronit i njohur si “kraken”.

Marketing

“Tek një mostër, nga gjithsej 32 është detektuar XBB.1.5 nënlloji omikron i njohur si kraken. Pacienti tek i cili është zbuluar nënvarianti i ri është nga Gjevgjelia, ndërsa mostra është marrë më datë 11 janar 2023”, njofton ISHP.

ISHP shton se 32 mostra janë pozitive në SARS-CoV-2 dhe mostrat e selektuara kanë qenë të muajve dhjetor 2022 dhe janar 2023.

Exit mobile version