Reka, Aleanca dhe Besa i ndanë dhentë e dhitë, secili në rrugë të vet

Dje doli në sipërfaqe përçarja në kampusin opozitar shqiptar pas dështimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Edhe Reka, edhe Sela, edhe Kasami bashkërisht deklaruan dhe garantuan shqiptarët që do të fitojnë garën zgjedhore eshe në rreth të parë edhe në rreth të dytë, por as njëra e as tjetra nuk ndodhi. Duke iu shmangur përgjegjësisë, që të tre protagonistët humbës opozitar dje për herë të parë u paraqitën veçmas dhe me deklarata të ndara, sikur të bëhet fjalë për subjekte të ndara me qëndrime vetanake, e jo si koalicion opozitar. Reka doli haptazi në përkrahje të Pendarovskit, kështu edhe Sela dhe Kasami ftuan qytetarët që të votojnë pro NATO-së dhe BE-së me ç’rast u dorëzuan para konceptit të BDI-së si dhe vullnetit të qytetarëve shqiptar të cilët nuk ia dhanë përkrahjen e pritur Rekës, Aleancës dhe Besës, në raundin e parë, duke i nxjerrë ata humbës të zgjedhjeve.

Marketing
Marketing