Kandidati i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka i cili ka mbështetje nga ASH-ja e Ziadin Selës dhe BESA e Bilall Kasamit është bërë pishman për një spot të përbashkët me Goradana Siljanovskën e VMRO-së, shkruan TS.
Nga Shtabi i Rekës njoftojnë se ajo video është e pautorizuar dhe nuk është prodhim i shtabit të Rekës dhe në atë video nuk ka marrë pjeseë Stevo Pendarovski.”Në lidhje me një video të paautorizuar që po qarkullon në FB, si shtab i kandidatit presidencial Blerim Reka, e njoftojmë opinionin publik me sa vijon:
-Kjo video nuk është as prodhim i shtabit REKA dhe as video e porositur për shtabin tonë.
-Ajo as që ka qarkulluar ndonjëherë nga faqja jonë zyrtare, por në faqe të ndryshme në FB.
-Autor i kësaj video është: Другата страна на политиката, i cili ka realizuar idenë për 3 profile të 3 kandidatëve presidencial.Kërkesës së tij i janë përgjigjur kandidati ynë dhe kandidati GS por jo edhe kandidati SP” thuhet nga shtabi i Blerim Rekës.
Ndryshe Gordana Siljanovska edhe në paraqitjet e saja në debatet telivizive ka mbështetur Blerim Rekën dhe në një status të saj në Twiter është shprehur se nëse do ti jepet mundësia do ta kishte votuar Blerim Rekën.